Latifi: Kurti e Osmani ta bojkotojnë Lajçakun

Nesër Lajçak do ta vizitojë Kosovën.

Blerim Latifi, profesor i Filozofisë në Universitetin e Prishtinës (UP), ka kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti që ta bojkotojnë të dërguarin e Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak.

Kjo për siç tha Latifi “ta kursenin veten dhe qytetarët e Kosovës nga dëgjimi i dokrrave dhe gënjeshtrave të Bashkimin Evropian”, e këtë union profesori i UP-së e ka cilësuar si “klub racist”.

Statusi i Latifit në Facebook, të dielën vjen një ditë para se emisari evropian ta vizitojë Kosovën.

“Tri ditë vizitë. Gjënë më të mirë që do duhej ta bënin kryeministri dhe zyrtarët tjerë, është të mos e prisnin fare, ose maksimumi t’ia mundësonin takimin me ndonjë zëvendësministër”, ka shkruar Latifi.

Bashkimi Evropian ka organizuar një samit ku ka ftuar liderët e Ballkanit Perëndimor. Por s’ka dhënë asgjë konkrete për liberalizimin e vizave.

E Kosova mbetet shteti i vetëm në Ballkanin Perëndimor që s’ka liberalizim të vizave.

Përkundër premtimeve të vazhdueshme nga BE-ja, qytetarët e Kosovës vazhdojnë ta vuajnë regjimin e vizave për të udhëtuar në një nga vendet e Bashkimit Evropian.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!