Mbyllet “Fiati serb”

Autostradën kyçe të Beogradit e bllokuan gjithë ditën e mërkurë.

Në këtë formë e shprehen zemërimin e tyre punëtoret e Fiat Stellantis shumë prej të cilëve u pushuan nga puna pasi ndërmarrja njoftoi se do të mbyllet përkohësisht.

“Kërkesa jonë e parë është që ne duam të punojmë në fabrikën tonë Fiat Stellantis për të vazhduar punuen atje. Nëse kjo nuk është e mundur, ne kërkojmë marrëveshje më të mira shkëputjeje ose transferim në kompani të tjera në Kragujevc” deklaroi Djordje Milojevic, përfaqësues i sindikatës.

Fiat Automobiles Serbia është një ndërmarrje e përbashkët e grupit Stellantis dhe qeverisë së Serbisë që funksiononte deri më tash me 2000 punëtorë.

Ajo do rinis punën e saj në vitin 2024 me plan për të prodhuar modele makinash elektrike.

Kjo ishte arsyeja edhe nderprejes së shumë kontratave të punëtorëve, derisa pjesa e mbetur u transferua ne kompani të tjera por jo me të njëjtat kushte.

Andaj këta kërkuan nga qeveria të ndihmojë për të negociuar një marrëveshje më të mirë./Rahoveci.INFO/

Lajmet Mbyllet “Fiati serb” >> Rahoveci.INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!