Sportistët kosovarë gjatë parakalimit në hapjen e Lojërave Mesdhetare

Rreth 50 mijë tifozë, ishin mbledhur në ceremoninë hapëse të Lojërave Mesdhetare, ku parakaluan edhe sportistët nga Kosova.

Këto lojëra këtë vit po mbahen në qytetin Oran të Algjerisë, shtet që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Ekipi i Kosovës në Lojërat Mesdhetare përbëhet nga 39 sportistë që do të garojnë në 13 sporte të ndryshme.

Flamurin e bartën mundësi Egzon Shala dhe karateistja Fortesa Orana.

Lojërat Mesdhetare nisën më 25 qershor dhe përfundojnë më 6 korrik. /Rahoveci info/

Lajmet Sportistët kosovarë gjatë parakalimit në hapjen e Lojërave Mesdhetare >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!