Serbët e kundërshtojnë interpretimin e Petkoviq për Elektrosever’in

Ditë më parë Kosova dhe Serbia arriti një marrëveshje për energji.

Kosova dhe Serbia më 21 qershor e kanë arritur një marrëveshje për energjinë, por për shumicën serbëve të Veriut një marrëveshje e tillë nuk e garanton “pavarësinë e tyre energjetike “.

Një sondazh i realizuar nga “kosovo sever portal”, tregon se 61 për qind e të anketuarve nuk e shohin pozitive këtë marrëveshje për sa i përket “pavarësisë energjetike”, për pjesën veriore të Kosovës.

E 58 për qind i janë përgjigjur negativisht pyetjes nëse marrëveshja Kosovë-Serbi është në dobi të serbëve të Veriut.

Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti e ka paraqitur këtë marrëveshje si “sukses”. Në bazë të sondazhit në fjalë 60 për qind e sërbëve besojnë se me këtë marrëveshje “Prishtina e ka marrë kontrollin energjetik të Veriut”.

Në bazë të marrëveshjes, Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) do të lincencojë kompaninë “Elektrosever”, për të shpërndarë faturat e energjisë elektrike.

Autorizimi i kësaj kompanie për ta kryer këtë detyrë, sipas 33 për qind të të anketuarve të këtij sondazhi “Veriu e ka fituar kontrollin e energjisë”, e diku aty 40 për qind thonë se marrëveshja është “në dobi të serbëve”.

Ashtu po thotë edhe Petar Petkoviq, drejtor në të ashtuquajturën “Zyre për Kosovën në Serbi”.

Sipas tij “e kanë detyruar Kosovën të flasin për këso temash”, duke pretenduar se tash “Beogradi e ka pavarësinë për furnizim të energjisë për Veriun”

Por marrëveshja është kundërshtuar nga opozita në Beograd.

Kritika ka pasur edhe në Prishtinë, një pjesë e opozitës i kanë thënë kryeministri Kurti “se s’ka ndryshuar asgjë nga marrëveshja e vitit 2013”.

Albin Kurti është kritikuar për “hipokrizi”, shkak i kritikave ndaj procesit të dialogut gjatë kohës sa ishte në opozitë.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!