Kuvendi i Rahovecit miratoi Kornizën Afatmesme Buxhetore 2023-2025

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka njoftuar se në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Rahovecit është miratuar Korniza Afatmesme Buxhetore 2023-2025.

Latifi ka thënë se kjo kornizë ka në fokus qeverisjen e mirë dhe të përgjegjshme, përkrahjen e fermerëve, projektet infrastrukturore dhe shërbimet e mira publike, investimet publike dhe përkrahjen për kulturën, sportin, rininë, trashëgiminë kulturore dhe historike, investimet në modernizim, pajisje dhe ofrim të shërbimeve më të mira shëndetësore si dhe projektet dhe investimet në funksion të turizmit dhe ekonomisë.

Ai, gjithashtu, ka bërë të ditur se buxheti i përgjithshëm i Komunës së Rahovecit për vitin 2023 do të jetë 17 milionë e 548 mijë euro.

Njoftimi i plotë:

Qytetarë të dashur të komunës së Rahovecit, sot në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Rahovecit, miratuam Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2023 – 2025.

KK i Rahovecit, sot mbajti mbledhjen e rregullt, ku ndër pikat me interes të veçantë ishte edhe Shqyrtimi dhe Miratimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) 2023 – 2025. Kësisoj, me shumicë votash, këshilltarët e Kuvendit Komunal në Rahovec, miratuan Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2023 – 2025, e cila ka në fokus:

Qeverisjen e mirë dhe të përgjegjshme;

Përkrahjen e fermerëve;

Projekte infrastrukturore dhe shërbime më të mira publike;

Investime dhe prioritete për ngritjen e cilësisë në edukim dhe arsim;

Investime publike dhe përkrahje për kulturën, sportin, rininë, trashëgiminë kulturore dhe historike;

Investime në modernizim, pajisje dhe ofrim të shërbimeve më të mira shëndetësore;

Projekte dhe investime në funksion të turizmit dhe ekonomisë.

Buxheti i përgjithshëm për vitin 2023 është 17.548.240.00€, ku nga të hyrat vetanake të planifikuara kemi: 1,445, 603.00 €.

Për:

Paga dhe Mëditje janë: 8.453.088.00 €, Mallra dhe Shërbime: 2.203.829.00€, Shpenzimet komunale: 370.000.00€.

Subvencione dhe Transfere: 820.000.00 €,

Investime kapitale 5.701.323.00 €.

Është në traditën e shqiptarëve që në vendime të mëdha të jenë të bashkuar, ashtu si edhe sot që u dëshmuan këshilltarët e subjekteve politike në kuvend, të cilët vazhduan kulturën dhe traditën, duke miratuar Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2023 – 2025 me shumicë votash.

Falënderoj grupet politike që përfaqësohen në Kuvend dhe këshilltarët, në veçanti ata që votuan PËR, si dhe të gjithë të tjerët për qëndrimin e tyre konstruktiv. Poashtu, falënderoj edhe Kryesuesin e KK z. Defrim Kafexhiu, të gjithë bashkëpunëtorët e mi, drejtorin e financave Afrim Limanin, të gjithë drejtorët e drejtorive si dhe të gjithë qytetarët dhe grupet e interesit të angazhuar për gjithë përkushtimin e treguar për këtë dokument të rënësishëm, i cili reflekton një analizë të hollësishme të shpenzimeve publike dhe përcakton parametrat dhe prioritetet kryesore për zhvillimin e vazhdueshëm të buxhetit vjetor komunal. Gjithashtu, KAB- komunal, siguron mekanizmat e nevojshëm për arritjen e objektivave, prioriteteve, të identifikuara në dokumentet strategjike të komunës, përmes integrimit sa më të mirë në procesin buxhetor.

Urime!

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!