33 hite në qershor, këngë solo e duete nga artistët kosovarë

Stina e verës thuajse çdo vit e pasuron listën e këngëve të artistëve tanë. Gjatë verës veç këngëve solo ka edhe duete mes artistëve të njohur, të cilat padyshim se pëlqehen mjaft shumë.

Gjatë muajit qershor janë publikuar mbi 30 këngë, thuajse të gjitha të shoqëruara edhe me videoklipe.

Rep artisti, Ledri Vula ka publikuar projektin muzikor “Monaco“. Për tekstin e këngës është përkujdesur vet Ledri, në bashkëpunim më Mumën.

 

Edhe një tjetër bashkëpunim në muajin qershor u publikua nga Ledri. Bëhet fjalë për duetin e tij me Llunin që titullohet “Narcos Albania”.

Projekti është prodhimi i PINT dhe ka ardhur i kompletuar edhe nga ana vizuale.

Dy reperët e njohur, Noizy dhe Dardan sollën duetin e tyre të titulluar “Bandita”. Kënga është në gjuhën shqipe dhe në gjuhën gjermane.

Nën ritmin e verës, është publikuar edhe projekti “M’ke pa” nga 2Ton.

Një këngë dedikim për Prishtinën, gjatë qershorit u publikua nga Sinan Vllasaliu. Kënga e titulluar “E du Prishtinën“ me tekst e muzikë të Ilir Beranit, Sinani i këndon mallit të atyre që janë larg vendit të tyre.

 

“Dubai” titullohet kënga që u publikua nga Blero, në bashkëpunim me Gadaf Dernjanin dhe Landi Rokon.

Edhe Blero nuk mbeti vetëm me këtë duet gjatë qershorit. Ai solli edhe këngën “Motër e vlla” në bashkëpunim me Lule Mustafën.

Në ditët e nxehta të qershorit, Blero solli edhe një baladë të titulluar “N’heshtje”.

Artistët, Majk dhe Bardhi për fansat e tyre publikuan projektin muzikor “Ama”. Një këngë plotë ritëm, pikërisht për verë, e realizuar me videoklip.

Këngëtarja Enca Haxhia është rikthyer me një projekt të ri muzikor gjatë muajit qershor. Enca kësaj here erdhi në bashkëpunim me këngëtarin kurd Navid Zardi. “Kalle”, mban titullin kënga e re nga dyshja dhe është shoqëruar me videoklip.

“Luje belin” i bëri bashkë Dafina Zeqirin edhe Kidën. Për tekstin e këngës janë përkujdesur Elinel dhe Dafina, ndërsa për muzikën Dafina.

Beatrix Ramosaj gjatë muajit qershor ka publikuar këngën “Vonë”.

Kantautori shqiptar, Alban Skënderaj ka publikuar këngën “Lamtumirë”, të cilën e ka shoqëruar me videoklip.

Bashkëpunimin e paralajmëruar dy vite më parë me artistin turk, Genta Ismajli e ka publikuar muajin qershor. Kënga mban titullin “Gidiyom” dhe është në bashkëpunim me reperin turk Eypio.

”Si ta them unë ty”, gjatë muajit qershor u publikua nga çifti më simpatik i skenës shqiptare, Lind Islami dhe Venera Luamnit.

 

Këngëtarja Samanta Karavella ka publikuar projektin  “Margarita”. Kënga e re është pjesë e albumit “Mama”.

Artistët e njohur, Gena dhe Genc Prelvukaj kanë publikuar projektin e titulluar “Dominicana”. Ky projekt vjen plotë ritëm për fansat e dyshes.

Emrat e njohur të skenës shqiptare, Tayna, Butrint Imeri dhe Mozzik publikuan bashkëpunimin e tyre.

“Pare” titullohet kënga që bëri bashkë treshen e njohur, shkruan Rahovci.info.tv

Një projekt në qershor nuk mungoi as nga Noizy dhe Loredan. Dyshja sollën duetin e tyre të parë të titulluar “Heart attack” për tekstin e këngës janë kujdesur vet artistët.

Për herë të parë sollën bashkëpunim edhe Fifi dhe Tuna. Kënga titullohet “Melaqe” dhe është shoqëruar me videoklip.

“Më e mira” u publikua nga Ermal Fejzullahu dhe Romeo Veshaj. Ky duet është publikuar edhe me videoklip.

Në listen e bashkëpunimeve bënë pjesë edhe kënga “Hajde ma knena” nga Ryva Kajtazi dhe Turabini.

Me këngë solo erdhi edhe Edona Llalloshi. Ajo ka publikuar këngën “Pse m’vrave”,  të cilën e ka shoqëruar me videoklip.

Bashkë me djalin dhe vajzën e saj, Afërdita Demaku ka publikuar duetin e titulluar ”Ditë e gzume”.

këngëtarja e njohur, Gili ka bashkruar forcat për projektin e titulluar “Leku”, me këngëtarin Daim Lalën.

Për tekstin dhe muzikën është kujdesur, Ilir Berani, kurse orkestrimin e ka bërë Ardian Kastrati.

Reperi Capital T ka lansuar projektin e ri muzikor “Dukat”. Këngë kjo e mbushur me plotë ritëm të verës.

Këngëtarja e njohur, Mirsa Kërçeli ka publikuar projektin e ri muzikor, të titulluar “Falma”. Këtë këngë Mirsa e ka publikuar në bashkëpunim me këngëtarin Florion, shkruan Rahovci.info.tv

Këngëtari Valton Krasniqi ka lansuar projektin e ri muzikor “Shpirtin falma”.

Për herë të parë bashkuan forcat artistët e njohur, Uki dhe Krusita të cilë kanë publikuar projektin e titulluar “Aman”.

Kjo është hera e parë që dyshja vijnë së bashku në një projekt.

Këngëtarja Diona Fona ka publikuar projektin e saj më të ri, “Zari”.

“Zari” një këngë plotë ritëm, e realizuar me videoklip.

Reperi Azet dhe Tayna kanë lansuar projektin më të ri “Tequila”.

Ky është bashkëpunimi i dytë i dyshes, pas “Ti Harro”, një projekt i cili rezultoi shumë i suksesshëm.

Këngëtari Art Abazi në qershor ka publikuar projektin e ri muzikor, të titulluar “N’buzët e saj”, të cilin e ka shoqëruar edhe me videoklip.

Gjatë qershorit DJ Geek ka publikuar albumin e tij më të ri të titulluat “The Beginning”.

6 këngë, solo e bashkëpunime me artistë vendor kanë mundësuar finalizimin e këtij projekti të madh të Geek-it.

“Loving me” – Geek x Dafina x Deda Music, “Baby du ëeisst” – Geek x Moiz, “My Life” – Geek x Elinel, “Bone për mu” – Geek x Ron, “Fjalë” – Geek x Yll Limani, “Love of mine” – Geek, janë këngët e albumit.

Këto dhe shumë këngë tjera të artistëve të njohur, do ju shoqërojnë me ritmin e tyre gjatë stinës së verës./21Media

Lajmet 33 hite në qershor, këngë solo e duete nga artistët kosovarë >> .

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!