Nëse e shihni këtë person lajmërojeni menjëherë policinë

Policia është në kërkim të një personi.

Policia e Pejës është duke e kërkuar Resul Shalën, i cili dyshohet për “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope apo analoge”.

Policia e Pejës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e Resul Shalës.

Lexoni më poshtë komunikatën e Policisë:
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

· RESUL (Ramadan) SHALA i lindur me 28.12.1999 nё R. e Serbisё.

I denuari është i kërkuar për veprёn penale:

· “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope apo analoge”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë – E-mail adresa: info@kosovopolice.com

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!