Policia shkatërron një laborator të drogës në Leposaviq

Aksioni i Policisë kundër substancave narkotike po vazhdon.

Policia e Kosovës sot ka shkatërruar një laborator për përpunimin e substancave narkotike në Leshak të Leposaviqit.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në Facebook.

Ai tha se laboratori ka pasur të montuara dhe të gatshme për përdorim të gjitha pajisjet e përpunimit të substancave narkotike. Vlera e pajisjeve të konfiskuara bërin të ditur se është rreth 250 mijë euro.

“Çdo ditë e më shumë po e kuptojmë pse qarqe të caktuara nuk dëshirojnë shtrirjen e sundimit të ligjit dhe rendit në tërë Republikën e Kosovës”, ka shkruar Sveçla.

Ai tutje ka përgëzuar njësitet e Policisë së Kosovës dhe ka thënë se “padyshim nuk do të ndalemi së zbatuari misionin tonë të përbashkët”.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!