Rastet me COVID rriten në 110 vende, kreu i OBSH-së thotë se pandemia është larg përfundimit

Infeksionet me COVID-19 po rriten në 110 vende, me numrin e rasteve që është rritur me 18 përqind gjatë javës së kaluar, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka paralajmëruar se pandemia është larg përfundimit.

Numri i vdekjeve nga COVID në mbarë botën ka mbetur kryesisht i ngjashëm me një javë më parë, por ka pasur rritje në tri rajone: Lindje e Mesme, Azi Juglindore dhe Amerikë.

Lindja e Mesme pati rritjen më të theksuar të rasteve të rasteve me koronavirus gjatë shtatë ditëve të fundit – me infeksione që u rritën me 47 përqind.

Evropa dhe Azia Juglindore panë rritjen e numrit të rasteve të konfirmuara me rreth 32 përqind, me një rritje prej 14 përqind në Amerikë, raporton SkyNews, transmeton Klankosova.tv.

Në përgjithësi, më shumë se 4.1 milionë raste pozitive u raportuan në mbarë botën gjatë javës së fundit.

Lajmet Rastet me COVID rriten në 110 vende, kreu i OBSH-së thotë se pandemia është larg përfundimit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!