Afro 600 mjekë në Kosovë janë të papunë

Papunësia është në rritje në vendin tonë.

Qindra profesionistë shëndetësorë janë të regjistruar si të papunë në Odën e Mjekëve në Kosovë. Drejtues të kësaj organizata e shohin si urgjente intervenimin e institucioneve për të ndryshuar menaxhimin e sistemimit të punëtorëve shëndetësorë sipas nevojës që kanë institucionet.

Shkollimi për të arritur titullin e mjekut është i gjatë. Por kjo nuk është sfida e vetme e qindra mantelbardhëve të cilët pas përfundimit të studimeve mbetën pa punë.

Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu, thotë se në këtë organizatë janë të regjistruar 598 mjek të papunë dhe prej tyre 42 specialist të fushave të ndryshme. Kjo gjendje sipas tij është e papranueshme dhe mungesë menaxhimi.

“Psh. Spitalet rajonale ankohen se nuk ka gjinekolog e ne kemi më shumë se 11 të papunë, shumë ambulanta të mbyllura, mjek ka të papunë dhe kur qiten duhet të kenë stimulime dhe duhet të respektohet edhe kushti i shërbimit në institucionet shëndetësore kur kryhen specializimet”, tha ai për RTK.

Sejdiu madje kërkon që të respektohet kushti që pas specializimit profesionistët shëndetësorë të angazhohen në institucionet ku ka nevojë.

“Kjo është në tavolinë por duhet të monitorohet bordi i specializimeve pse nuk u respektua kushti që pas specializimit mjekët të angazhohen ku ka nevojë”, tha ai.

Xhemajl Selmani nga Sindikata e QKUK-së thotë se duhet të merren veprime nga ministria për ta ndryshuar situatën.

“Duhet të ketë një plan zhvillimori cili duhej të ndiqej në etapa që mjekët të mos mbeten pa punë”, tha ai.

Selmani thekson se këto probleme janë pasojë e mostrajtimit me prioritet të sektorit.

“Se ka kjo qeveri prioritet të shëndetësisë”, tha ai.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!