Kërcënohet me vrasje zyrtari policor në Rahovec pasi i shqiptoi 25-vjeçarit gjobë për kundërvajtje në trafik

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpesh herë kërcënimet verbale eskalojnë edhe në sulme fizike ndaj tyre, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën.

E një rast i tillë është raportuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Xërxë të Rahovecit, ku një 25-vjeçar ka kërcënuar me vrasje një zyrtar policor, pasi e kishin ndalur për t’i shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik.

Sinjali mëson se i dyshuari nuk kishte pranuar që të bashkëpunojë me Policinë dhe më pas kishte filluar t’i fyej e t’i shajë.

Posa panë rrezikun që po u kanosej nga qytetari, policët morën masa parandaluese duke e arrestuar dhe duke e shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit 25-vjeçarit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh. rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës.

Lajmet Kërcënohet me vrasje zyrtari policor në Rahovec pasi i shqiptoi 25-vjeçarit gjobë për kundërvajtje në trafik >> Portal lajmesh nga Gjakova dhe Rahoveci.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!