Luiza Gega fiton medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare

Flamuri shqiptar është ngritur sërish në krye të podiumit të lojërave mesdhetare Oran 2022, të cilat po mbahen në Algjeri.

Atletja Luiza Gega rrëmbeu medaljen e artë në garën e 3 mijë metrave me pengesa, duke e dominuar atë totalisht.

Gega realizoi një tjetër paraqitje fenomenale teksa vendosi edhe rekord të ri kombëtar me kohën 9:14.29, duke përmirësuar kështu rezultatin e një muaji më parë 9:15.48 që kishte arritur në Hengelo të Holandës.

Kjo është medalje e dytë e artë radhazi e Luiza Gegës në Lojërat Mesdhetare, asaj të “Tarragona 2018”, me atleten kuqezi që po kalon një formë të jashtëzakonshme.

Gjithashtu sot ka shkëlqyer edhe atleti Franko Burraj, i cili u kualifikua në finalen e 400 metrave. Burraj gjithashtu vendosi rekord kombëtar në këtë disiplinë me kohën 46:2./Rahoveci info/

Lajmet Luiza Gega fiton medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!