Medaljet e fituara në Lojërat Mesdhetare kthehen në Atdhe

Ekipi i Xhudos Kosovare, është nisur nga Algjeria në drejtim të Kosovës.

Trajneri i njohur Driton Kuka, ka bërë një postim në Facebook, ku ka lënë të kuptohet se ata janë nisur drejt Kosovës.

Postimi i plotë:

“Drejt atdheut …
Pesë medalje për Kosoven!
Ekipi do ec tutje drejt Lojërave Olimpike #Paris2024 #proudcoach”, ka shkruar Kuka në mbishkrimin e Fotografisë.

Kujtojmë që ekipi i Xhudos Kosovare, në Lojërat Mesdhetare ka fituar pesë medalje, tre të arta dhe dy të bronzta.

Diatria Krasniqi, Laura Fazlliu e Loriana Kuka, kanë fituar medaljen e Artë, ndërsa Akil Gjakova e Flaka Loxha kanë siguruar medalje të bronzta për Kosovën./Rahoveci info/

Lajmet Medaljet e fituara në Lojërat Mesdhetare kthehen në Atdhe >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!