Aktorja turke në dasmën e saj vallëzoi me këngë shqiptare

Në Kosovë të githë e njohin me rolin e “Rejanit” nga seriali “Hercai”, bëhet fjalë për aktoren turke, Ebru Sahin e cila javën e kaluar u martua me basketbollistin Cedi Osmani.

Ebru dhe Cedi u kurorëzuan në Maqedoninë e Veriut, derisa një ceremoni madhështore nuk mungoi as në Çeshme të Turqisë.

Në dasmë, morën pjesë familjarët dhe miq të ngushtë të çiftit dhe sipas pamjeve që kanë publikuar, ata shihen teksa kërcejnë me këngën shqiptare “Sa bukur ka dal nusja”.

 

Në dasmën e çiftit në Maqedoninë e Veriut këndoi këngëtari i njohur shqiptar, Bertan Asllani./21Media

 

Lajmet Aktorja turke në dasmën e saj vallëzoi me këngë shqiptare >> .

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!