Gili: Bëje zot Kosovën Amerikë

4 korriku është data kur është shpallur Pavarësia e Amerikës. Në urimin e 246 vjetorit të Pavarësisë së ShBA-së, këngëtarja e njohur Gili ka një dëshirë që e ka pasur edhe në vitin 2000.

Në rrjetet sociale, Gili ka publikuar një skenë humoristike të xhiruar në vitin 2000, ku shfaqet bashkë me aktorin e ndjerë, Adem Mikullovcin.

Në këtë skeç Gili dhe Ademi dëgjohen duke thënë “Sonte do të lutemi bëje Zot Kosovën Amerikë, ta gjejmë një lider që nuk ka frikë, që të tjerët këmishën mos t’ia qepin, Kosovën le ta dojmë më shumë se xhepin”, e poshtë kësaj video Gili ka shkruar  “Si dikur edhe sot e njëjta dëshirë! Gëzuar 4 korrikun Amerikë. E xhiruar në vitin 2000”./21Media

Lajmet Gili: Bëje zot Kosovën Amerikë >> .

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!