Sulmuesi, që vrau gjashtë persona në Çikago, ende në arrati

Sulmuesi, që dyshohet se vrau gjashtë persona dhe plagosi 31 të tjerë në Çikago, gjendet ende në arrati.

Policia dyshon se personi i armatosur ka qëlluar nga një çati.

Oficerët vazhdojnë kërkimet për një mashkull të bardhë, i cili besohet të jetë i moshës 18-20 vjeç.

Por këtë katër korrik, festimet u ndërprenë në mëngjesin e vonë, pasi parada e Parkut Highland u bë objektivi më i fundit i një sulmuesi në ShBA, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv

Të shtënat vijnë vetëm një muaj pas të shtënave vdekjeprurëse në Uvalde, Teksas dhe Buffalo, Nju Jork dhe një javë pasi Kongresi i ShBA-së miratoi legjislacionin e parë dypartiak për armët në Amerikë.

Lajmet Sulmuesi, që vrau gjashtë persona në Çikago, ende në arrati >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!