Kaq orë po presin mërgimtarët në pikat kufitare

Mërgimtarët janë nisur drejtë Kosovës.

Edhe pse rritja ekstreme e çmimeve ka ulur mjaftë shumë numrin e atyre që zgjedhin të vizitojnë Kosovën këtë verë, sërish kolonat në hyrje të Kosovës kanë filluar.

Tani për tani në pikën kufitare në Merdare pritjet janë më të gjata se tek Dheu i Bardhë.

Në të dhënat e fundit nga Ministria e Punëve të Brendshme theksohet se në hyrje të Merdares pritja është nga 1 orë deri në 1 orë e 20 minuta.

Kurse në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë pritja është deri në 20 minuta, transmeton Rahoveci.info.

Ndryshe pavarësisht të gjitha sfidave, mërgimtarët edhe këtë herë kanë vendosur që të vinë në vendlindjen e tyre në Kosovë.

Kësisoj muaji korrik, gusht por edhe gjysmë e shtatorit njihen edhe si muajt e tyre apo koha kur Kosova thuajse është e stërmbushur nga mërgimtarët.

E ankesa për vonesa në pikat kufitare në hyrje të Kosovës ka patur gjithmonë.

Madje gjatë vitit të kaluar mërgimtarët kishin bërë thirrje ndaj institucioneve përkatëse që të rregullohet çështja e pritjeve tejet të gjata e të mundimshme për ta.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!