Kurti i takua me shefin e Eulex-it, kritikohet nga Mushkolaj

Sot Albin Kurti, ka pasur një takim me shefin e EULEx-it.

Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Lars Gunnar Wigermark ka njoftuar sot për takimin që pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Wigermark dhe Kurti u takuan në lojërat “Para Sports Games 2022”, që po zhvillohen në Prishtinë.

Ai tha se si gjithmonë, ai dhe Kurti patën një diskutim inspirues.

“Si gjithmonë, një diskutim frymëzues me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin. Këtë herë në margjinat e lojërave “Kosova Para Sports Games 2022”, u shpreh Wigemark .

E lidhur me këtë takim ka reaguar analisti, Imer Mushkolaj, i cili ua ka rikujtuar Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje se si i kishin marrëdhëniet dikur me EULEX-in.

Vetëvendosje që ndër vite është njohur për protestat dhe veprimet kundër EULEX-it, duket se sot kanë ndryshuar krejtësisht qasje. Madje ata kishin rrokullisur 25 vetura të EULEX-it vite më parë, transmeton Rahoveci.info.

Postimi i plotë i Mushkolajt:

Albin Kurti sot me shefin e EULEX’it, mision të cilin dikur ky dhe Vetëvendosja e quanin produkt të Serbisë dhe ia rrotullonin veturat. Tash jo që s’po e kundërshtojnë, përkundrazi, po e fuqizojnë.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!