Promovimi i transparencës nga disa institucione

Promovimi i transparencës nga disa institucione
Rahoveci INFO – Drejt, shpejt, guximshëm… 13 vitë me ju!

Shkruan: Naza KRASNIQI

Me të vërtet është për tu habitur se disa institucione gjatë gjithë kohës promovojmë transparencë, apo zbatueshmëri të plotë të ligjshmërisë, e në fakt praktikohet e kundërta.

Si munden disa institucione të thirren në transparencë kur zyrtari i atij institucionit nuk ka mundësi të ketë qasje në dokumente që harton, prodhon institucioni, të cilat dokumente nuk janë konfidenciale apo nuk janë pjesë e dokumenteve sekrete, top sekret etj.

Në momentin që kërkon qasje apo informata, në dokumente apo projekte, ku disa zyrtar privilegjohen në forma të ndryshme, si p.sh. udhëtime çdo javore apo kurse për gjuhë, përveç që fillon presioni në forma të ndryshme, a e dini çka është më e keqja që një pjesë e stafit fillojnë të të mbajnë distancë, sepse kanë frikë dhe dëgjohen fjalë çka i intereson, çka po merret me punë të tjerëve, vetëm krijon konflikte pa pasur nevojë, nuk të pyet askush dhe më mirë mos fol se nuk të dëgjon askush!

Aty zhgënjehesh dhe fillon e mendon se kur do të vetëdijesohemi dhe ta kuptojmë se institucioni është i të gjithëve dhe kemi të drejta të barabarta.

Të bësh atë që është demokratike, nuk është problem dhe krim, problem është ta dish se çfarë është demokratike, por fatkeqësisht derisa kemi njerëz të heshtur kemi burokraci.

Andaj derisa sa e kemi këtë realitet nuk do të ketë risi pozitive në shoqëri dhe do të vazhdoj keqpërdorimi i pozitës zyrtare nga shumë individ!

Ndryshe gjitha institucionet që do të mbyllen në vetë-vete, do të kenë monopol ose pozita të privilegjuar në pozitën e vendimmarrjes dhe do të refuzojnë çdo ndikim që ofrohet nga të tjerët.

Informimi apo qasja për çdo procedurë që zhvillohet brenda institucionit duhet të jenë të qasshme për të gjitha ata që kanë interesim, përjashtim ato procedura apo dokumente që i ka përcaktuar legjislacioni si konfidencial.

Shoqëria demokratike na ka mundësuar një armë të fuqishme të drejtën e pjesëmarrjes. Të vihesh vetë në lëvizje e jo të vënë të tjerët në lëvizje që ndryshe nënkupton “mobilizim.”

Lajmet Promovimi i transparencës nga disa institucione >> Rahoveci INFO. Shkruar nga: Mentor Barani

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!