Sulmi ndaj policëve në Veri, reagon sindikata e Policisë

Mbrëmë ka ndodhur një aksident në veri të vendit.

Sindikata e Policisë së Kosovës përmes një reagimi të dielën e ka dënuar sulmin ndaj zyrtarëve policorë që ka ndodhur mbrëmë në Veriun e Kosovës, ku pjesëtarë të Policisë po tentonin ta ndalin një kamion që kishte synim kontrabandimin.

Numri i policëve të lënduar gjatë këtij sulmi është pjesë.

“Pesë zyrtar policorë kanë pësuar lëndime gjatë kryerjes së detyrave zyrtare duke vepruar në ndjekjen e krimit të organizuar dhe kontrabandës. Duke mos zbatuar urdhëratë e zyrtarëve policorë për tu ndalur, një kamion ka goditur veturën e policisë me që rast pesë zyrtar policorë kanë pësuar lëndime si dhe janë shkaktuar dëme materiale”.

“Zyrtarëve policorë u dëshirojmë shërim të shpejtë, kurse nga organet e drejtësisë kërkojmë që të veprojnë sipas ligjit ndaj kryesve të këtyre veprave penale. Veprimi sipas ligjit nga Prokuroria dhe Gjykata do të ndikonte në parandalimin e sulmeve ndaj zyrtarëve policorë dhe veprave tjera penale”, thuhet në reagim.

“Policia e Kosovës janë krenaria e të gjithë neve prandaj ju jemi mirënjohës për punën, sakrificën, guximin dhe profesionalizmin që po e tregojnë për çdo ditë në përmbushjen e misionit të tyre”.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!