Varhelyi përshëndet nënshkrimin e protokollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerimi Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka përshendetur nënshkrimin e protokollit bilateral ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas tij, kjo i hap rrugën fillimit të negociatave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

“Përshëndes Protokollin Bilateral të nënshkruar midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo i hap rrugën Presidencës Çeke të Këshillit të BE-së për të mbledhur Konferencën e parë Ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, për të hapur negociatat e anëtarësimit me BE-në. Evropa ecën përpara! #Së bashku më të fortë”, ka shkruar ai.

 

Lajmet Varhelyi përshëndet nënshkrimin e protokollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!