Basha kritikon sistemin prokurorial: Liruan një kriminel

Mbrëmë një sulm ka ndodhur në veri të vendit.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka kritikuar sistemin prokurorial në Kosovë për lirimin e një nga të dyshuarit për sulmin ndaj pesë policëve të Kosovës, të dielën.

Më herët të njëjtën kritikë e ka pasur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Nëse ju ka ik, Policia e Kosovës ka ndalu një kamion me kontrabandë, e ndërkohë janë sulmu nga dy kriminelët, dhe në proces i kanë lënduar 5 policë dhe janë dëmtuar dy automjete zyrtare”, ka shkruar Basha në Facebook. “Prokuroria e ka lëshu menjëherë njërin prej tyre që kishte sulmuar policët”.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë personin e liruar e ka përshkruar si ndihmues të personit tjetër që po ishte në mjetin transportues me synim kontrabandimin.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!