Dua sa më shpejtë të bëhem qytetar i Bashkimit Evropian

Dua sa më shpejtë të bëhem qytetar i Bashkimit Evropian
Rahoveci INFO – Drejt, shpejt, guximshëm… 13 vitë me ju!

Shkruan: Ejup BERIShA

E përshëndes votimin në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të konkluzave për pranimin e marrëveshjes Franceze-evropiane që ndodhi ditën e shtunë më 16 korrik, dhe gjithashtu e përshëndes miratimin e të njëjtave nga ana e Qeverisë po të njëjtën ditë që i hapën rrugë nënshkrimit të protokollit dypalësh ditën e diel mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë e me të cilin do të hiqet vetoja bullgare dhe do të fillojnë bisedimet për anëtarësimin e RMV-së në Bashkimin Evropian.

Edhe pse hapja e bisedimeve për anëtarësim në BE nga Bullgaria është kushtëzuar që do të bëhet pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese këtu te ne me të cilat  bullgarët do të hynë në Kushtetutën e RMV-së, megjithatë e përshëndes miratimin e atyre tre çështjeve gjatë dy ditëve të fundit të javës së shkruar në vendin tonë. Si qytetar i Maqedonisë së Veriut dëshiroj që tani e tutje të punojmë në vendosjen e qeverisjes së mirë dhe të ligjshme me të cilën do te kemi sundim të të drejtës së paanshme e jo sundim të individëve ashtu siç e kishim situata të shumta deri tani në skenën politike të vendore. Dëshiroj të mos kemi krim të organizuar dhe korrupsion siç e kemi tani me tepricë këtu. Më tej dëshiroj të kemi respektim të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të qytetarit, e jo vetëm se respektim formal apo deklarativ të tyre pra le të ketë respektim faktik të tyre. Administrata shtetërore dhe publike dua që të jenë efikase, efektive dhe të afta që ti kryejnë obligimet e tyre kushtetuese dhe ligjore në sferat e zbatimit të ligjeve, akteve të tjera nënligjore si dhe në sferën e ofrimit të shërbimeve për të gjitha subjektet juridike dhe fizike apo më konkretisht shpreh dëshirën që të njëjtat organe dhe institucione administrative të ofrojnë shërbime më cilësore që do të jenë në interes dhe në leverdinë e realizimit të kërkesave dhe nevojave të të gjithë qytetarëve dhe të mos kenë qasje selektive në këtë drejtim ndaj askujt qasje prezentë që e kemi deri tani. Sistemi gjyqësor le të veproj dhe punoj në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve ekzistuese. Gjithashtu dëshiroj që të kemi instalim të Demokracisë së mirëfilltë dhe ajo të jetë zbatueshme e jo si deri tani siç kemi demokraci vetëm formale dhe e cila nuk gjen zbatim askund. Shëndetësia dhe përkujdesi shëndetësor le të jenë si në shumicën e shteteve evropiane. Politika sociale le të zbatohet sikurse që zbatohet për qytetaret e shteteve të BE-së pra në raste kur qytetarët ngelen pa punë të njëjtët të mos obligohen që të paguajnë për banim, për harxhime të energjisë elektrike dhe për shfrytëzimin e ujit. Sistemi arsimor le të jetë sipas praktikës dhe standardeve Evropiane. Le të bëhen përpjekje për ndryshimin e mentalitetit të vjetër sepse ne vetëm këtë gjë nuk jemi të gatshëm që ta ndryshojmë. E në BE nuk shkohet me mentalitet të vjetër por duhet mentalitet i ri për atje. Le të eliminohet njëmendësia që zbatohet akoma këtu te ne pasi që ky ishte i përshtatshëm për sistemin komunist por jo edhe për sistemin demokratik pra për të është i përshtatshëm pluralizmi i mendimeve, ideve dhe koncepteve shoqërore dhe politike. Punët dhe aktivitetet shtetërore dhe publike tani e tutje e marrshin të mbarën. Elitat politike le të obligohen për të punuar në realizimin e interesit të përgjithshëm shoqëror e jo vetëm te atij individual të tyre dhe të atij grupor. Konsideroj se tani e tutje duhet të filloj puna e vërtetë, e realët, konkrete dhe më e rëndësishme për përmbushjen e kushteve për anëtarësim sa më të shpejtë të vendit tonë në BE. Këto janë obligime të pakryera dhe të pazbatuara ja 17 vite apo që nga koha kur si shtet e kemi dorëzuar kërkesën për marrjen e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE. Pra këto çështje le të gjejnë zbatim sa më shpejtë sepse kohë për të humbur nuk kemi as si qytetar e as si shtet. Le të ndodh anëtarësimi i shtetit tonë në BE sa më shpejtë që është e mundur sepse kohë për të humbur edhe në këtë çështje nuk kemi.

Dhe athua vallë a u deshtë të presim kaq gjate dhe të mos i bëjmë punët e domosdoshme rreth plotësimit te kushteve për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian. Pse nuk u arrit pjekuri dhe vetëdije më e lartë më herët me qëllim që më herët edhe ti kishim plotësuar kushtet dhe detyrimet e duhura e të nevojshme për anëtarësimin në BE. Kjo pjekje pra ne na zgjati tepër gjatë dhe atë 31 vite të plota. Prandaj edhe njëherë do të përsëris dua sa më shpejtë të bëhem qytetar i Bashkimit Evropian sepse jam lodhur duke qenë qytetar i RMV-së.

Lajmet Dua sa më shpejtë të bëhem qytetar i Bashkimit Evropian >> Rahoveci INFO. Shkruar nga: Mentor Barani

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!