Fabio Paratici do të takohet me tri klube për shitje dhe blerje të futbollistëve

Fabio Paratici ka zbarkuar në Itali, ku ka planifikuar tri takime të rëndësishme me drejtuesit e klubeve italiane.

Ish-shefi i Juventusit tani në rolin e drejtorit të Tottenham Hotspur do të takohet me drejtuesit e Milanit, Romës dhe Sampdorias.

Sky Sports ka raportuar se Paratici do të bisedojë me Maldinin për huazimin e mbrojtësit Japhet Tanganga te Milani që do ta ketë në fund të sezonit edhe opsionin e blerjes.

Ndërkohë me drejtuesit e Sampdorias, drejtori i Spurs do të bisedojë për Bryan Gil i cili do t’iu bashkohet skuadrës italiane si huazim.

Krejt në fund pritet që të ketë një takim mes Paraticit dhe shefit të Romës, Tiago Pinto. Tottenham synon transfeirmin e Nicolo Zaniolos dhe Roma mund ta shes atë pasi kanë siguruar shërbimet e Paulo Dybalas.

Gjithsesi kryeqytetasit italian nuk e kanë ndërmend ta lejojnë largimin e yllit të tyre pa u paguar shuma e 60 milionë eurove.

Për Zaniolon interesim të madh ka shfaqur edhe Juventusi, por që ende nuk e kanë bindur Romën me ofertat e tyre./Rahoveci info/

Lajmet Fabio Paratici do të takohet me tri klube për shitje dhe blerje të futbollistëve >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!