Florian Marku e zbulon kundërshtarin për meçin në stadiumin “Air Albania”

Miguel Parra do të jetë kundërshtari i radhës i Florian Markut.

Kjo është bërë e ditur këtë të hënë nga boksieri shqiptar, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

Marku me Parran do të përballet më 25 gusht, teksa meçi do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, në Tiranë.

29-vjeçari në këtë meç do të luftojë për titullin e dytë në karrierën e tij si boksier profesionit, atë të “WBC Silver Interim”.

Boksieri nga Lushnja bëri të ditur se biletat do të dalin në shitje të enjten.

Për këtë meç, Florian Marku u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të jenë prezent në stadium, në ditën se kur do të zhvillohet edhe meçi./Rahoveci info/

Lajmet Florian Marku e zbulon kundërshtarin për meçin në stadiumin “Air Albania” >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!