Vulin shikon refugjatët që detyrohen të vënë duart mbi kokë, pasojnë kritikat (VIDEO)

Ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Aleksandar Vulin, ka përcjellë nga afër një aksion të policisë serbe, ku kanë ndaluar dhjetëra refugjatë që po tentonin të hynin në Serbi.

Në videon e postuar nga Ministria e Brendshme e Serbisë, shihet teksa refugjatët mblidhen në një vend të vetëm në një fushë, të detyruar të ulen dhe ti vënë duart mbi kokë nga policia serbe, teksa Vulin vetëm vështron situatën.

Për këtë ka pasur reagime të shumta nga brenda dhe jashtë Serbisë, për mënyrën se si trajtoheshin refugjatët, madje në sytë e ministrit.

Nënkryetarja e partisë “Liri dhe Drejtësi” në Serbi, Marinika Tepiq, pasi shpërndau videon, sugjeroi që Vulini t’i nënshtrohet një ekzaminimi psikiatrik.

“Telefononi urgjentisht Vulinin për një ekzaminim psikiatrik dhe ndaloni këtë malltretim të njerëzve! Po shkatërroni vendin tonë me indiferencë ndaj njerëzve që po ikin nga gjendja e tmerrshme në vendet e tyre. Kështu u jep dritën jeshile grupeve dhe patrullave të ndryshme naziste për të ushtruar pa pengesa”, shkroi ajo në Twitter, transmeton Klankosova.tv.

“Pse këta njerëz i mbajnë duart pas kokës gjatë gjithë kohës? Sikur po i çojnë në kamp… Kur e shikoj këtë, më vjen turp që jam shtetas i Serbisë…”, shkruante një koment.

“Kjo të kujton skenarin e Srebrenicës dhe Vulin po luan rolin e Mlladiqit”, u shpreh një tjetër.

 

Lajmet Vulin shikon refugjatët që detyrohen të vënë duart mbi kokë, pasojnë kritikat (VIDEO) >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!