Allegri preferon Moratan më shumë se Zaniolon

Juventusi thuhet të jetë dorëzuar nga përpjekjet për transferimin e Nicolo Zaniolos nga Roma dhe e ka kthyer interesimin kah Alvaro Morata.

Bianconerët pritej t’i investonin paratë e përfituara nga shitja e Matthijs de Ligt për të marrë yllin e Giallorossëve, mirëpo në radhë të parë duan të sigurojnë shërbimet e mbrojtësit të Torinos, Gleison Bremer.
Në anën tjetër, as Zaniolo nuk ndjen presion që të largohet nga Stadio Olimpico përkundër arritjes së Paulo Dybalas si lojtar i lirë.
Sky Sport Italia njofton se Massimiliano Allegri e ka njoftuar bordin e Juves se më shumë e preferon sulmuesin e Atletico Madridit sesa atë të Romës.
Aftësitë e Moratas për të luajtur në pozita të ndryshme në fazën e sulmit i shërbejnë më shumë taktikave të trajnerit të Zonjës së Vjetër.
Spanjolli sapo e ka përfunduar huazimin dyvjeçar te bardhezinjtë dhe klubi refuzoi të paguante 35 milionë euro për ta bërë qëndrimin afatgjatë.
Juventusi do të përpiqet të gjejë mënyra tjera për ta rikthyer Moratan në Allianz Stadium, edhe pse do të jetë vështirë, sepse ai i ka lënë përshtypje trajnerit Diego Simeone në stërvitjet parasezonale./Rahoveci info/

Lajmet Allegri preferon Moratan më shumë se Zaniolon >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!