Ballkani me një këmbë në raundin tjetër, shënon fitore të thellë në udhëtim te La Fiorita

Ballkani e ka nisur me fitore aventurën e re në Ligën e Konferencës, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Kampionët e Kosovës shënuan fitore të thellë ndaj atyre të San Marinos, La Fiorita, që gjithashtu ishin eliminuar nga Liga e Kampionëve.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “San Marino Stadium” ka përfunduar me rezultatin 0:4. Ndeshja ishte e vlefshme për raundin e dytë kualifikues.

Siç pritej, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja e dominoi tërësisht ndeshjen – teksa pjesën e parë e mbylli me dy gola epërsi.

Meriton Korenica (6’) dhe Albion Rrahmani (23’) ishin autorët e golave.

Pesë minuta pasi filloi pjesa e dytë, Rrahmani (50’) shënoi edhe njëherë tjetër, teksa fitoren e vulosi Albin Berisha (73’).

Ballkani regjistroi edhe raste të tjera, por që nuk u konkretizuan me gol. Sidoqoftë, epërsia prej katër golave nga ndeshja e parë vlerësohet të jetë e mjaftueshme, që Ballkani të kaloi këtë raund.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në javën e ardhshme në stadiumin “Fadil Vokrri”./Rahoveci info/

Lajmet Ballkani me një këmbë në raundin tjetër, shënon fitore të thellë në udhëtim te La Fiorita >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!