Klubi i Karatesë “Arena” në Pejë mbanë shkollën verore

Klubi i Karatesë “Arena” në Pejë, i dëshmuar ndër vite për cilësi dhe suksese të vazhdueshme, ka njoftuar për aktivitetin e radhës.

Me anë të një njoftimi për medie, Bajram Desku që është në krye të kësaj shkolle, njoftoi për shkollën verore, që do të zhvillohet gjatë këtij sezoni.

Nga një gushti, deri më datën, 31, do të zhvillohet kjo shkollë, që është e treta me radhë, e organizuar nga klubi “Arena”.

Për më shumë rreth këtij aktiviteti sportiv, mund të lexoni në postimin që ka bërë trajneri Desku, i licencuar nga Federata e Karatesë së Kosovës.

Njoftimi i plot:

“Të nderuar qytetarë të komunës së Pejës dhe rrethinës,ju njoftojmë se: Klubi i Karatesë “ARENA”Pejë do të organizon për herë të Tretë Shkollën Verore të Karatesë nga data 01 – 31 Gusht. Andaj i ftojmë, dhe i inkurajojmë qytetarët e komunës së Pejës dhe rrethinës që t`ju japin mundësi fëmijëve të shfaqin talentin e tyre dhe të mirren me sport, duke ju shmangë rrjeteve sociale dhe lojnave të rrezkshme elektronike, dhe dukurive negative të cilat janë evdente kohëve të fundit. Shkollën verore mund ta vijojnë të gjith të interesuarit nga mosha gjashtê vjeqare e tutje për të dy gjinitë. Ushtrimet ,do ti udhëheqë Mjeshtri,instruktori i shquar sensei: BAJRAM DESKU, Trajner i Akredituar dhe i Licensuar pranë Federatës së Karatesë të Kosovës, Trajnerë i deshmuar me përvojë të gjatë mbi 28 vjeqare, Refer kombëtarë me përvoje mbi 20 vjeqare, dhe anëtarë i Bordit në Federatën e Karatesë së Kosovës. Ushtrimet do të mbahën në sallën ish Partizani në parkun Karagaçi. Orari i ushtrimeve: E Martë,e Enjte dhe e Shtunë nga ora 18:00 Për Informatat shtesë mund të na kontaktoni në E-mail,Facebook, Instagram,ose gjatë stërvitjeve tona,si dhe në regjistrimin Online në linkun e Klubit i cili është apliku për herë të parë në Kosovë nga klubi Arena Pejë.” /Rahoveci info/

Lajmet Klubi i Karatesë “Arena” në Pejë mbanë shkollën verore >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!