Marrëveshja afër finalizimit, Arsenali siguron shërbimet e Zinchenkos

Oleksandr Zinchenko do të jetë përforcimi i radhës i Arsenalit.

Gazetari, David Ornstein, nga “The Athletic”, ka raportuar këtë të hënë se klubi nga Londra tashmë është në proces të finalizimit së marrëveshjes.

Arsenali thuhet se tashme ka arritur marrëveshje në parim edhe me Zinchenkon rreth kushteve personale.

Sipas Ornstein, nëse gjithçka shkon sipas planit, ukrainasi do të largohet nga turneu para-sezonal i Manchester Cityt për t’iu nënshtruar testeve mjekësore te “Topçinjtë” këtë javë.

25-vjeçari është pajtuar që të nënshkruajë kontratë 4-vjeçare.

Ditë më parë, Arsenali kishte arritur marrëveshje me Manchester Cityn për tarifën e transferimit, e cila është 30 milionë funte – plus 2 milionë tjera në formë bonusesh.

Oleksandr Zinchenko do të bëhet transferimi i pestë i Arsenalit në afatin kalimtar të verës, pas Marquinho, Matt Turner, Fabio Vieira dhe Gabriel Jesus./Rahoveci info/

Lajmet Marrëveshja afër finalizimit, Arsenali siguron shërbimet e Zinchenkos >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!