Mërgimtari s’gjen noter në Rahovec, kërkesë ministrisë: Mos i diskriminoni qytetarët, bëni zgjidhje

Mërgimtari që ka ardhur për pushime në Rahovec, Fazli Mazreku ka ripublikuar një shkrim të tij të para një viti, që ka të bëj me mungesën e një noteri në komunat e Rahovecit dhe Malishevës.

Ai ka shprehur shqetësimin e tij që shërbimet s’po mund t’i marrin as mërgimtarët për të rregulluar çështje të ndryshme të tyre që kanë të bëjnë me pronat e dokumentet, gjatë qëndrimit të tyre të shkurtër.

Nëpërmjet një shkrimi të gjatë, Mazreku ka thënë se shtyrja në pafundësi e këtij problemi nuk mund të arsyetohet. Ai ka kërkuar nga Minsitria e Drejtësisë që ta adresojë me urgjencë këtë çështje.

Mungesa e një noteri në Rahovec, përbën përoblem të madh edhe për bujqit, të cilët për vërtetimin e dokumenteve të ndryshme, detyrohen të marrin shërbim në zyrat e noterisë në Prizren.

Reagimi i plotë i Mazrekut.

NOTERIA DHE MERGIMTARET*

Kur mergimtaret kthehen ne vendlindje, perveq pushimit kane nevoje edhe per rregullimin e shume ceshtjeve siq jane ndarjet pronesore, vertetimi i dokumenteve dhe ceshtje te tjera, e qe jane lidhura me zyret e noterise neper komuna.

Historike! Shqipëria çel negociatat me BE-në: Momenti nisi tani! Rama: Betejë për jetë a vdekje

Megjithate, mergimtaret nga komuna e Malisheves dhe komuna e Rahovecit keto sherbime nuk kane mundesi t’i marrin ne komunat e veta sepse ka vite e muaj qe zyret e noterise jane te mbyllura, dhe duhet te shkojne ne komunat fqinje: ne Suhareke apo Prizren.

Duke marre parasysh se sa shpejte shkon koha e pushimit dhe sa kohe do te humbet duke bredhur, mergimtaret kane te drejte te ndihen te zhgenjyer dhe te perbuzur sepse eshte ditur se kete vit do te ket fluks te madh te mergitareve, madje, se ata shume kohe do te humbin ne procedurat mjafte te komplikuara ne vertetimin e dokumenteve, qe aktualisht behet permes zyres se noterise.

Malisheva ka me shume se dy vite qe nuk ka zyre te noterise, si edhe Rahoveci, e per kete burokracia e nivelit qendror nuk e ka marre ne konsiderate, dhe nu di se si munde te arsyetohen nese kerkohet pergjegjesi nga ndonje institucion kompetent.

Siq ka qarkulluar ne opinion, konkursi per notere eshte pezulluar per shkaqe te parregullsive te procedures se kandidimit te kandidateve apo ndoshta per shkak te nderhyrjes politike nga jashte, megjithate, kjo nuk e amniston Ministrine e Drejtesise per sjellje nonshallante dhe te pa pergjegjegjeshme ne raport mbajtjen e zyreve te noterisete mbyllura ne pa kufi ne komunat e lartepermendura.

Mërgimtarët drejt Kosovës / Pamje nga pritjet e gjata në pikat kufitare

Ne pamundesi per ta zgjidhur kete ceshtje ne afat optimal dhe para pushimive verore, Ministria eshte dashte te gjeje zgjidhje. Njera prej zgjidhjeve optimale dhe te arsyeshme ka qene qe avokatet t’i kryejne edhe punet e noterise, sepse ata jane, madje, kompetent profesionalisht jo me pak se noteret qe ta kryejne kete sherbim ne teresi dhe te mos ndihet mungesa e noterit deri sa perfundon procedura e zgjedhjes se notereve te rinje.

Nese Kosova pretendon te integrohet ne familjen vendeve te Bashkesise Evropiane duhet pa tjeter te beje reforma ne administrate duke thjeshtesuar procedurat dhe lehtesuar qasjen e mergimtareve/ qytetareve ne sherbimet publike.

Noterite veprojne gjithandej neper bote, por nuk kane kompetence ekskluzive qe cdo veprim te kaloje permes deres se tyre.

Ne Kanada, ne provincen e Ontarios, perveq notereve, qytetaret sherbimet munde t’ i kryejne te avokati madje, vertetimin e dokumenteve munde ta bejne edhe te: mjeku familjar, drejtori i filiales se bankes ku e kane te hapur xhirollogine, apo edhe cdo person qe ka licence te leshuar nga autoriteti publik dhe ka vule te regjistruar.

Shtyerja ne pafundesi e ketij problemi nuk munde te arsyetohet ne asnje menyre. Ministria e Drejtesise duhet qe urgjentisht te gjeje zgjidhje dhe te mos lejoje te diskriminohen qytetaret e komunave te Malisheves, Rahovecit dhe komunave te tjera, nese ka edhe komuna te tjera pa notere.

* E ripostuar nga viti i kaluar, meqe nuk ka ndryshuar asgje?!

Lajmet Mërgimtari s’gjen noter në Rahovec, kërkesë ministrisë: Mos i diskriminoni qytetarët, bëni zgjidhje >> Portal lajmesh nga Gjakova dhe Rahoveci.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!