Pagesa e policës së sigurimit, kështu mund të rimbursohen mërgimtarët që kanë paguar

Mërgimtarët mund të ribursohen, sa i përket pagesës së policës.

Sami Mazreku drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimit(BKS), ka folur në lidhje me subvencionimin e policës së sigurimit, për bashkatdhetarët të cilët vijnë nga diaspora.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës, ka ndryshuar formën e subvencionimit të policës kufitare, e cila tani dallon nga ajo e kaluara.

Të gjithë ata që hyjnë në Kosovë, duhet ta paguajnë për Policën e Sigurimit por me vendimin e ri do të ketë dallime nga viti i kaluar, sepse tash duhet që bashkatdhetarët aplikojnë për rimbursimin e mjeteve.

Mazreku ka sqaruar, se ata kanë bërë një njoftim në media, në pika kufitare dhe se po ashtu në ato pika e kanë sqaruar se mjetet e paguara mund të rimbursohen.

“Në këtë vit diaspora do të paguaj polisen, por ne si BKS kemi vendosur QR codin nëpër mjete të cilët e kanë mundësinë që të mbushin aplikacionin për rimburismin e mjeteve”, ka thënë Mazreku në Dukagjin.

Mazreku ka përfunduar duke thënë se ata do t’i verifikojnë pagesat e policës së sigurimit se janë apo nuk janë valide.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!