Rita Ora mban koncert në Tiranë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora do të mbajë koncert më 6 shtator në Tiranë. Kështu ka bërë të ditur drejtoresha e Përgjithshme e Promovimit të qytetit në bashkinë e Tiranës, Mirela Koçollari.

Koncerti i Ritës do të mbahet në sheshin “Skënderbej” në kuadër të “Tirana European Youth Capital 2022”.

Tirana është Kryeqyteti Evropian i Rinisë për 2022. Titulli jepet nga Forumi Evropian i Rinisë i krijuar për të fuqizuar të rinjtë, për të nxitur pjesëmarrjen e të rinjve dhe për të forcuar identitetin evropian.

Kujtojmëse, Rita në skenën shqiptare ka performuar edhe më 2012 në Tiranë për 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë dhe më 2018./21Media

Lajmet Rita Ora mban koncert në Tiranë >> Rahovci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!