Shërbimi i kërkim-shpëtimit nga Kosova shkon në Bajram Curr për ta shpëtuar një turist serb, ngjarja si nëpër filma

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka patur një mision të vështirë para vetes të shtunën që lamë pas.

Njësiti kërkim-shpëtim ka pranuar të shtunën në mesditë një thirrje duke kërkuar ndihmë urgjente për intervenim.

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka bërë të pamundurën për të shpëtuar një serb afër Valbonës, por që ka qenë e pamundur për shkak se turisti serb kishte vdekur nga arresti kardiak.

“Me datën 16.07.2022 në ora 12:30 kemi pranuar thirrje nga persona të afërt me viktimën dhe shoqërusit e tij të cilët kishin dalur për të eksploruar zonën, kurse dërguesi i informacionit njeherësh është edhe anëtar i Shërbimit të Kërkim Shpëtimit Malor të Malit të Z, i cili na ka kërkuar ndihmë për intervenim.

Me të marrë këto informacione kemi kontaktuar me Komisariatin e Policisë në Bajram Curr për tu njoftuar sakt me kordinatat e vendaksidentit sepse sipas informatave kordinatat e dërguara paraprakisht prej personave të mbetur pranë të ndjerit kishin qenë të gabuara. Pas vëzhgimit të zonës nga Policia e Shtetit Shqipëtar dhe lokakizmit të personave në fjalë eshte kuptuar qe viktima është e pa mundur të evakohet nga ajri për shkak se helikopteri i emergjencave nuk posedon sistem të tërheqjes vinç dhe nevojitej ndërhyrje dhe intervenim nga shpëtuesit për ta afruar viktimën deri tek vendaterimi i mundshëm më i afërt.

Ne ora 13:00 jemi ftuar zyrtarisht në intervenim nga Komisariati i Policisë së Bajram Currit, me të marrë këtë thirrje ekipi i përbërë prej pesë personave nga ShKShMK niset në drejtim të Valbonës , me të arritur në vend mësohet se shoqëruesit që ishin me viktimën ishin sjellur në Valbonë dhe duhej filluar aksioni për tër tërheqjen e viktimës.

Dy anëtarë të ShKShMK bashkë me pajisjet specialistike transportohen me helikopter deri te pika më e afërt edhe ku helikopteri kishte mundësi të ateroj (Brizë), kurse pjesa tjetër e ekipit qëndruan poshtë për të pritur intervenim të mundshëm dhe mbështetur anëtarët e tjerë.


Në ora 18:30 minuta ekipi ynë mbërrin në vendaksident me kordinatat e dërguara 42.4123862N 19.9020335E 2120m/lmd lokacion në itinerarin klasik të majës Grykat e Hapta 2625m/lmd dhe përgatit evakuimin e tërheqjes së viktimës drejt vendaterimit. Shpëtuesit tanë së bashku me dy efektivë të policisë dhe bjeshkatarin dhe vullnetarin Saimir Kalbaj (i cili edhe ndër të parët ka arritur në vendaksident) dhe vullnetare të tjere të zonës fillojnë evakuimin e viktimës me barrelë dhe sistem litarësh deri te vendaterimi i helikopterit.

Në ora 12:30 viktima bartet deri te vendaterimi i helikopterit. Për shkak të kushteve të vështira të terenit dhe errësirës mirret vendim që tërheqja e viktimës të bëhet pas agimit. Në ora 06:15 viktima transportohet nga vendaterimi dhe transportohet duke ju dorëzuar organeve të shtetit Shqiptar. Sipas informatave të para viktima me inicialet G. S 52 vjeçar, banues në Beograd dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.

Falenderojmë Policinë e shtetit Shqiptar, Emergjencat Shqiptare, banorët lokal dhe gjithë të tjerët që kanë qenë të përfshirë në këtë operacion shpëtimit, bashkpunimi shumë i mirë ndërmjet institucioneve dhe vullnetarëve te zonës ka rezultuar me një përfundim të operacionit me sukses dhe pa komplikime.

Disa me vullnetarizëm vetmohues, disa me bujarine e tyre si gjithmonë dëshmojnë për kulturën e lart dhe shpirtin human” thuhet në njoftimin e Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit të Kosovës./Rahoveci.INFO/

Lajmet Shërbimi i kërkim-shpëtimit nga Kosova shkon në Bajram Curr për ta shpëtuar një turist serb, ngjarja si nëpër filma >> Rahoveci.INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!