Zvicër: Dy persona u aksidentuan për vdekje brenda një ore në të njëjtin vend

Dy persona vdiqën brenda një ore pasi u aksidentuan në kantonin Appenzell Innerrhoden në Zvicër.

Ngjarja tragjike ndodhi të hënën rreth orës 12:00, në shtegun e njohur të ecjes në Ascher që shkon në drejtim të lokalitetit Chobel.

Viktimë ishte një grua 66 vjeçare nga Gjermania, e cila ishte nisur me burrin e saj.

Ajo në rrethana të paqarta ra nga një lartësi prej 80 metrash, shkruan Blick.ch përcjell Klankosova.tv

Në një njëjtin vend, u aksidentua për vdekje edhe një burrë 58 vjeçar nga kantoni i Bernit.

Shtegu i ecjes midis vendeve Äscher dhe Seealpsee është shënuar si një shteg ecjeje malore, me shenja të vendosura që paralajmërojnë rrezikun.

Por, sipas zëdhënësit të policisë së Appenzell Roland Koster, shpesh nënvlerësohet.

Aktualisht ende po hetohen shkaqet e aksidentit.

Lajmet Zvicër: Dy persona u aksidentuan për vdekje brenda një ore në të njëjtin vend >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!