Ademi: Nuk pres nga partitë shqiptare të bëhen pjesë e agjendave pro-ruse (VIDEO)

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Maqedonisë së Veriut, Arbër Ademi, foli për hapjen e bisedimeve me BE-në për anëtarësimin e këtij shteti dhe ndryshimet kushtetuese që pritet të ndodhin.

Ai tha se me ndryshimet kushtetuese nuk do të ndodhë as asimilim e as bullgarizim i shoqërisë maqedonase pasi sipas tij, do të kenë komisione ndërqeveritare të ekspertëve të cilët do të vendosin për të gjitha çështjet që vlerësohet se janë të hapura.

Ademi tha se nuk pret nga partitë shqiptare që të mos i përkrahin ndryshimet kushtetuese, pasi sipas tij, atëherë ato do të bëheni pjesë e agjendave pro-ruse.

“Nuk pres që nga partitë tjera shqiptare të bëhen pjesë e agjendave pro-ruse e pro-lindore, por gjithë komuniteti shqiptar ka një orientim pro-perëndimor, pro demokracive perëndimore, pro ShBA-së, pro NATO-s dhe pro BE-së. Kështu që nuk pres që të ketë retërim nga kjo agjendë demokratizuese e pro-perëndimore nga partitë shqiptare”, është shprehur Ademi në “Edicioni Special” në Rahoveci INFO.

Ai foli edhe për numrat në kuvendin maqedonas që nevojitën për ndryshime kushtetuese, ku tha se nga 120 deputetë, aktualisht llogarisin në 74 vota, gjashtë më pak nga ato që iu nevojiten.

“Në qoftë se marrim në retrospektivë deklaratat e të gjitha partive në kuvend, ata në asnjë moment s’kanë thënë se do ta problematizojnë këtë çështje, përkundrazi kanë theksuar se në qoftë se përballemi me një kërkesë të tillë atëherë do ta mbështesin”.

“Megjithatë, ka ndryshim nga këto deklarata sepse partia më e madhe maqedonase VMRO-DPMNE dhe deputetët e tyre, ditëve të fundit kanë dhënë deklarata të noterizuara se nuk do t’i mbështesin ndryshimet kushtetuese”, është shprehur Ademi, njofton Klankosova.tv.

Ademi u bëri thirrje të gjithë deputetëve që të reflektojnë pro ndryshimeve kushtetuese që pakicat bullgare të bëhen pjesë e kushtetues maqedonase, pasi sipas tij, asgjë e keqe si ndodh vendit.

Lajmet Ademi: Nuk pres nga partitë shqiptare të bëhen pjesë e agjendave pro-ruse (VIDEO) >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!