Emiasri britanik: Marrëveshja Kosovë-Serbi e nevojshme sa më parë – nismat rajonale të jenë gjithëpërfshirëse

Peach: Marrëveshja Kosovë-Serbi e nevojshme sa më parë – nismat rajonale të jenë gjithëpërfshirëse.

I Dërguari i Posaçëm i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, vlerëson se vazhdimi i situatës pa zgjidhje në mes të Kosovës dhe Serbinë shkon në dëm të dyjave vendeve dhe që çon ujë në mullirin e atyre që duan stagnim.

Peach në intervistë për Klan Kosova ka thënë se kjo e bën të nevojshme marrëveshjen në mes të dyja vendeve.

“Sipas meje një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe e qëndrueshme në mes Kosovës dhe Serbisë është e nevojshme sa më parë që të jetë e mundur: saktësisht kur arrihet ajo, është në dorën e palëve”, është shprehur ai.

Ai më tej ka folur edhe për nismat rajonale, si “Ballkani i Hapur”, e ku ka theksuar se në to të gjitha vendet duhet të jenë të barabarta.

“Mirëpres nismat që janë në mbështetje të bashkëpunimit rajonal, integrimit ekonomik dhe hapjes së tregjeve, të cilat ofrojnë përfitime reale për rajonin në tërësi. Është e domosdoshme, sidoqoftë, që të gjitha këto procese të jenë gjithëpërfshirëse dhe të hapura për të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në kushte të barabarta. Ekziston gjithashtu nevoja për dekonflikt, dhe për të siguruar skema të reja që plotësojnë iniciativat ekzistuese”, është shprehur ai.

Peach ka thënë se Britania e Madhe mbështet Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës, derisa ka shtuar se inkurajojnë pesë vendet mosnjohëse të BE-së që ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Për të kuptuar opinionin e të dërguarit britanik rreth ndikimit të luftës në Ukrainë në Ballkanin Perëndimor, raportet e Serbisë me Rusinë dhe raportin Serbi-BE, lexojeni intervistën të tërën.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!