Lewandowski prezantohet te Barcelona: Dua të fitoj, jam në vendin e duhur për këtë

“Mirëdita, shumë faleminderit”, e nisi prezantimin e tij si futbollisti i Barcelonës, Robert Lewandowski, i cili befasoi me fjalët: “Unë quhem Robert, jam nga Polonia, jetoj në Barcelonë” që rrëmbeu duartrokitjet e njerëzve prezentë.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu, ka qenë shumë e vështirë për ta arritur, por në fund është bërë, kemi shumë punë për të bërë”, tha sulmuesi polak.

Ai është i bindur se do të ketë sukses sepse pa shumë potencial në skuadër dhe cilësi në miqësoren kundër Inter Miamit.

“Dua të jem pjesë e këtij klubi të madh me një histori kaq mbresëlënëse. Unë dua të bëj një histori të re dhe të fitoj tituj”, vazhdoi ish-sulmuesi i Bayern Munichut.

Lewandowski tani do të mund të stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës: “Ditët e fundit nuk kanë qenë të lehta, por jam gati të jem pjesë e ekipit, e stërvitjes dhe shpresoj të luaj ndeshjet e ardhshme”.

Robert Lewandowski është gati për të shënuar: “Sulmuesit duhet të jenë të përgatitur për të shënuar gola”, megjithëse theksoi se “më e rëndësishme është fitorja, kjo është gjëja më e rëndësishme, kjo është një sfidë e re për mua”. Dhe përfundoi duke thënë se “duhet të jesh gjithmonë i uritur për të fituar dhe unë jam në vendin e duhur për këtë”./Rahoveci info/

Lajmet Lewandowski prezantohet te Barcelona: Dua të fitoj, jam në vendin e duhur për këtë >> Rahoveci info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!