Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj tre zyrtarëve të komunës së Klinës për keqpërdorim të detyrës

Ngrihet aktakuzë ndaj tre zyrtarëve të komunës së Klinës për keqpërdorim të detyrës.

Përmes një komunikate për media, Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj tre zyrtarëve të komunës së Klinës për keqpërdorim të detyrës, shkruan Express.

Prokuroria njofton se të pandehurit L.M (në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit në komunën e Klinës) dhe A.G (udhëheqës i sektorit të ndërtmit dhe banimit në këtë drejtori), në dy raste të ndara kanë lëshuar leje ndërtimore për subjekte ekonomike të caktuar dhe atë në kundërshtim me ligjin për ndërtim dhe planin rregullues urban.

“Sipas aktakuzës, të pandehurit L.M. (në cilësinë e drejtorit të Urbanizimit dhe Mbrojtjes se Mjedisit në komunën e Klinës) dhe A.G.(udhëheqës i sektorit të ndërtimit dhe banimit në këtë drejtori), në dy raste të ndara, duke vepruar në bashkëkryerje dhe duke tejkaluar kompetencat zyrtare, lëshojnë leje ndërtimore për subjekte ekonomike të caktuara dhe atë në kundërshtim me ligjin për ndërtim dhe planin rregullues urban”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu, i pandehuri L.M ka nxjerr vendime me të cilat i ka mundësuar subjektit ekonomik të caktuar që të ndërtojë objektin në afërsi të vijës hekurudhore, duke mos respektuar distancën e paraparë me ligjin në fjalë.

Ndërkaq, i pandehuri N.G, si inspektor i ndërtimit, në tri raste të ndara i ka mundësuar subjekteve të caktuara ekonomike ndërtimin e objekteve në kundërshtim me lejet dhe kushtet ndërtimore.

“Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila ju vihet në barrë”, thuhet në komunikatë.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!