Reagon Lista Serbe: Radojiçiq është këtu për ta ruajtur popullin serb

Lista Serbe i reagon Kurtit: Radojiçiq është këtu për ta ruajtur popullin serb.

Lista Serbe përmes një komunikate të lëshuar sot i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pasi në konferencën e sotme për media tha se personat si Radojiçiq që është edhe nënkryetar I partisë Lista Srpska, dhe I njëjti është në listën e zezë të Thesarit amerikan duan ta destabilizojnë veriun dhe ka mbështetjen politike të Beogradit.

Lista Serbe, në komunikatë thotë se kryeministri Kurti dëshiron t’I “sulmojë” serbët nënkryetari Radojiçiq dëshiron t’I mbrojë ata.

“Me lëvizjet e tij të njëanshme, Albin Kurti kërkon të fitojë pikë të lira politike duke ngacmuar popullin duarthatë serb dhe në këtë mënyrë është I vetmi që kërcënon drejtpërdrejt paqen në këtë rajon, I vetëdijshëm se nuk është në gjendje të përmirësojë jetën e shqiptarëve, as të përmbush asnjë premtim të vetëm që ka bërë në fushatë. Ndryshe nga Albin Kurti që me çdo kusht dëshiron kaos dhe të sulmojë serbët, nënkryetari I Listës Serbe Milan Radoiçiq, së bashku me Listën Serbe është këtu për të mrbojtur popullin serb nga Prishtina, sepse na duhet paqe në këto kohë krize”, thuhet në komunikatë.

Tutje ky subjekt politik, deklaron se qëllimet e kryeministrit Kurti janë “të liga” dhe ai e di se nënkryetarin e Listës Serbe e ka kundërshtar të planeve të tij.

“Duhet theksuar se shembujt e qëllimeve të liga të Kurtit janë të panumërta. Një seri incidentesh dhe shembujsh të dhunës institucionale që përmbyten me keqpërdorim të autoritetit, aplikim të tepruar, joproporcional të forcës brutale ndaj qytetarëve duarthatë serbë, të cilët janë pjesëtarë të njësive speciale të Kosovës si në veri, ashtu edhe në jug që kalojnë javë të tëra janë dëshmia më e mirë se Kurti dëshiron të krijojë kushte të tilla që serbët të largohen nga habitatet e tyre shekullore. Sigurisht, në rrugën drejt realizimit të planit të tij, Kurti e kupton se kundërshtari është nënkryetari Radoiçiq dhe Lista Serbe që I mbledh të gjithë serbët nën një flamur. Prandaj nuk është për t’u habitur që më të mirët prej nesh dëbohen me akuza të rreme që serbëve t’u presin kokat, kurse Kurti pushtoi veriun pa asnjë shqetësim”, thuhet tutje.

Ata i kanë bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mos rrinë të heshtuar dhe forca ndërkombëtare përgjegjëse për paqe dhe siguri të “parandalojnë Kurtin që të provokojnë konflikt në rajon”.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!