Zonja e parë amerikane takon atë ukrainase në Shtëpinë e Bardhë

Zonja e parë ukrainase Olena Zelenska vizitoi Shtëpinë e Bardhë të martën për t’u takuar privatisht me zonjën e parë amerikane, Jill Biden, dhe për të marrë pjesë në një takim më të madh dypalësh me zyrtarë amerikanë.

Zelenska u përshëndet në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti Joe Biden dhe Jill Biden. Presidenti i dorëzoi një buqetë të madhe me lule Zelenskës kur ajo doli nga makina dhe dy zonjat e para u përqafuan, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, zonjat e para ishte planifikuar të “diskutonin mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për qeverinë e Ukrainës dhe popullin e saj, ndërsa ata mbrojnë demokracinë e tyre dhe përballen me ndikimet e rëndësishme njerëzore të luftës së Rusisë, të cilat do të ndihen për vite me rradhë”.

 

Lajmet Zonja e parë amerikane takon atë ukrainase në Shtëpinë e Bardhë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!