Ardhja e mërgimtarëve, pritje deri në 40 minuta në pikat kufitare me Kosovën

Mërgimtarët drejt Kosovës, pritje deri në 40 minuta në pikat kufitare.

Numër i madh i mërgimtarëve janë nisur drejt Kosovës.

Sezoni i verës si çdo herë tjetër edhe këtë vit është i mbushur përplot me bashkatdhetarë të cilët vinë nga shumë vende të Evropës, por edhe më larg.

Por është pikërisht kjo javë nga ku ka filluar edhe të rritet numri i mërgimtarëve të cilët arrijnë në Kosovë.

Kësisoj edhe në pikat kufitare në hyrje të Kosovës ka patur rritje të kohës së pritjes.

Në të dhënat e sotme nga Ministria e Punëve të Brendshme theksohet se pritja më e gjatë është në Merdare, saktësisht 300 metra.

Në Merdare pritjet janë deri në 40 minuta, kurse tek Dheu i Bardhë deri në 20 minuta.

Të gjithë mërgimtarët të cilët në Kosovë vinë përmes transportit rrugor padyshim se përballen me kolona të gjata edhe në shtetet e tjera të cilat duhet ti kalojnë.

E pritjet e gjata në hyrje të Kosovës padyshim se shpesh herë ua bënë edhe më të vështirë rrugëtimin deri këtu.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!