Dhurata Dora duet me reperin gjerman

Këngëtarja, Dhurata Dora aktualisht është duke e shijuar suksesin e këngës “Gajde” që e solli këtë muaj në bashkëpunim me Elvana Gjatën. Kjo këngë e publikuar më 1 korrik deri tani në Youtube ka mbledhur mbi 10 milionë klikime.

Dhurata duket se nuk do ndalet me kaq ajo mbrëmë ka paralajmëruar bashkëpunimin e ri muzikor.

Këtë duet ajo do ta sjellë me reperin e njohur gjerman, Luciano.

Përmes një postimi në Instagram, Dhurata ka zbuluar edhe datën e lansimit të këtij projekti muzikor.

“Unë ft Luciano, nesër ora 23:59”, është mbishkrimi që Dhurata e la mbi një fotografi të publikuar në Instastory. Ky imazh duket se është shkëputur nga klipi i këngës së re./21Media 

Lajmet Dhurata Dora duet me reperin gjerman >> Rahovci.info.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!