Dorëhiqet kryeministri italian Mario Draghi

Një vit e gjysmë pasi u emërua si kreu i një qeverie uniteti të Italisë, Mario Draghi ka dhënë dorëheqjen si kryeministër.

Ai i tha presidentit Sergio Mattarella se do të tërhiqej pasi tre parti në qeverinë e tij refuzuan ta mbështesin në një votëbesimi një natë më parë.

Presidenti i kërkoi atij të qëndrojë si udhëheqës i përkohshëm deri në zgjedhjet e parakohshme, që priten këtë vjeshtë.

Draghi, 74 vjeç, është një figurë e njohur në Itali.

Ai u quajt Super Mario për trajtimin e tij të krizës së eurozonës si kreu i Bankës Qendrore Evropiane.

Lajmet Dorëhiqet kryeministri italian Mario Draghi >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!