Gruaja sheh merimangë në banesën e saj, thërret policinë

Një grua në Gjermaninë jugore thirri policinë pasi gjeti një merimangë me madhësi grushti në banesën e saj.

21-vjeçarja, e cila jeton në qytetin Neu-Ulm, u mbyll në dhomën e saj të mërkurën, teksa priste që policia të vinte.

Policia erdhi më vonë në banesë, por merimanga nuk u gjet. Ajo më pas u largua nga banesa, e shoqëruar nga policia.

Një mik i saj më pas filloi kërkimin për merimangën, raporton DW, transmeton Klankosova.tv.

Merimanga, e cila njihet me emrin “Merimanga gjigante shtëpiake”, është një nga speciet më të zakonshme në Gjermani. Këto merimanga konsiderohen jo të rrezikshme për njerëzit.

Lajmet Gruaja sheh merimangë në banesën e saj, thërret policinë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!