Idealistët e pathyeshëm në sfidat e kohës!

Idealistët e pathyeshëm në sfidat e kohës!
Rahoveci INFO – Drejt, shpejt, guximshëm… 13 vitë me ju!

Shkruan: Florim ZEQA 

Secili njeri mbi sipërfaqen e tokës, i cili angazhohet me përkushtim për arritjen e objektivave jetësore, herët apo vonë i realizon ato. Secila e arritur me mund e sakrifica e ka vlerën e çmuar dhe rëndësinë e veçantë, kurse çdo gjë e ardhur pa mund e sakrifica është e pavlerë dhe zhduket sikurse vesa e mëngjesit!

Besimi në vetvete është forcë dhe vendosmëri

Ambiciet e njerëzve dallojnë varësisht prej dëshirave dhe mundësive. Kur dëshirat nuk përkojnë me mundësitë, vjen deri tek zhgënjimi dhe thyerjet shpirtërore! Mirëpo, njeriu për arritjen e objektivave jetësore në radhë të parë duhet të jetë i përgatitur dhe të ketë besim në vetvete, pastaj me vendosmëri dhe përkushtim maksimal i arrin të gjitha.

Besimi në vetvete, vullneti dhe shpresa, dëshira dhe përkushtimi e përbëjnë forcën e brendshme shpirtërore të njeriut, tek e cila gjendet çelësi i çdo suksesi. Në vullnetin njerëzorë ekziston forca shpirtërore, kurse këmbëngulësia është arma më e fuqishme në kapërcimin e pengesave dhe vështirësive jetësore.

Virtytet e njeriut vlerëmadh janë thjeshtësia dhe sinqeriteti, zemërgjerësia dhe mençuria, humanizmi dhe dashuria ndaj atdheut dhe bashkatdhetarëve. Të mëdhenj janë ata që besojnë në vetvete dhe që respektojnë vlerat e të tjerëve.

Forca e brendshme shpirtërore e bën njeriun të pamposhtur ndaj çdo vështirësie

Ndërgjegjja e pastër i jep forcë të pathyeshme njeriut të vendosur në idealin e tij jetësorë. Një njeri që nuk e ka guximin të përballet me vetveten, nuk mund të përballet me të tjerët!

Asnjë qenie njerëzore nuk është e përsosur, por duhet të jetë i plotësuar në jetën e tij!

Sikurse çdo qenie njerëzore që dallon prej tjetrës, dallojnë edhe veçoritë dhe ambiciet e njeriut.

Për një person pa ideale dhe të pavendosur realizimi i objektivave jetësore bëhet i pamundur, kurse për idealistin dhe njeriun e vendosur barrierat tejkalohen lehtë dhe pa probleme të mëdha.

Edhe kur të gjitha rrugët mbyllen, dhe kur asnjë rreze dielli nuk shkëlqen në horizont, dhe kur nuk shihet asnjë dritë në fund të tunelit, tek idealistët gjithmonë ekziston një shkëndijë shprese për ardhmëri.

Pra, idealistët jo vetëm që nuk dorëzohen, reflektojnë shpresë për ardhmëri në mesin e një shoqërie njerëzore. Idealistin, pengesat dhe vështirësitë gjatë rrugëtimit jetësorë vetëm sa e kalitin dhe e bëjnë të pathyeshëm në përballje me sfidat e kohës.

Madhështia e një njeriu nuk varet nga përmasat e tij fizike, por nga forca e brendshme shpirtërore, përkatësisht nga shpresa dhe optimizmi, mençuria dhe aftësia për të realizuar aspiratën e tij.

Nëse edhe njëqind herë rrëzohemi, përsëri duhet të ngritemi akoma më të fortë dhe më të vendosur në idealin tonë jetësorë.

Vendosmëria për të mos u dorëzuar, e sfidon çdo barrierë sado e madhe të jetë ajo.

Konkluzion final i mendimit analitik

Unë personalisht nuk e ndjejë vetën të përsosur, por të plotësuar në të gjitha aspektet e jetës, për arsyes se deri më sot i kam arritur të gjitha ato që kam dëshiruar në jetë.

Asnjëherë nuk e kam synuar pushtetin dhe pasurimin e paligjshëm, por gjithmonë i kam qëndruar besnik idealit tim për mbrojtjen e interesave të vendit tim të shenjtë dhe popullit tim të mrekullueshëm.

Edhe pse larg vendlindjes, gjithmonë kam qëndruar me shpirt e zemër në vendlindje dhe pranë popullit tim. Ndjehem krenar që për katër dekada veprimtarie atdhetare dhashë gjithçka nga vetja ime, pa marrë asgjë prej atdheut tim!

Në përfundim të këtij shkrimi, po i shkëpus disa vargje nga poezia ime e parë në mërgim:

Ëndrra për atdhe

……………………………,

……………………………,

…………………………….

Vendlindja ime e shtrenjtë,

këtu n’mërgim rri e vuaj,

me mallin për ty, jetës kornizë i bëj,

panoramë e ndjeshme, këtu në vend të huaj.

E kur të vdes,

dua që dheu i yt të më mbuloj.

Edhe i vdekur, në varr,

aromën e dheut ta shijoj,

nën erën e blinit të djegur ndër shekuj,

ndoshta shpirtin qetësoj!

Lajmet Idealistët e pathyeshëm në sfidat e kohës! >> Rahoveci INFO. Shkruar nga: Mentor Barani

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!