“Kam ardhë me i ndreq varret e nanës dhe babës”, malli i mërgimtarit që i djeg shpirtin

Ekipi i emisionit të verës në T7, “Era Verë”, ka qëndruar në pikën kufitare në Merdare ku mërgimtarët janë të shumtë që po vijnë për pushime.

Ata janë pyetur se për çfarë më tepër i merr malli dhe përgjigjet ishin prej më të ndryshmeve.

Mes tjerash, një mërgimtar që po vinte nga Gjermania emocionoi me fjalët e tij.

Ai tregoi se këtë pushim ka ardhur për t’i rregulluar varret e nënës dhe babait të tij.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!