Ndalohet një Golf II në veri, gjenden plot birra e Coca-Cola të kontrabanduara

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në fshatin Rudare të komunës së Zveçanit, është ndaluar një mjet, në të cilin janë gjetur birra dhe pije të gazuara, që dyshohet të jenë kontrabanduar nga Serbia.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ndaj personit të dyshuar me shtetësi kosovare është iniciuar rast me procedurë të rregullt, ndërkaq automjeti dhe mallrat e dyshuara, janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Iniciohet edhe një rast “Kontrabandim me mallra” në veri të vendit

Policia e Kosovës, hetues nga Drejtoria Rajonale Kufitare “Veriu”, në vazhdën e aktiviteteve në luftën për parandalimin e kontrabandës, sot me datë 20.07.2022, rreth orës 15:00, pas grumbullimit të informatave relevante në fshatin Rudare, komuna Zveqan kanë ndaluar automjetin VË Golf II me targa vendore, me vozitës të dyshuarin mashkull kosovar. Gjatë realizimit të kontrollit në automjet janë gjendur pije alkoolike dhe jo alkoolike (Produkte të Serbisë si: birra, Coca Cola dhe Fanta), malli dyshohet se është i kontrabanduar nga Serbia.

Për të gjitha veprimet është njoftuar Prokurori kompetent, me autorizim të të cilit është iniciuar rasti në procedurë të rregullt për “kontrabandim me mallra”.

Automjeti dhe mallrat e dyshuara janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin Doganor për procedura të mëtejme.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!