Prokurorja e shtetit goditet nga një veturë, i dyshuari në kërkim

Vetura godet prokuroren në Pejë, i dyshuari në kërkim.

Një prokurore e Prokurorisë Themelore në Pejë është goditur nga një veturë pasi doli nga vendi i punës pak minuta më parë.

Vozitësi është në kërkim pasi ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Këtë për mediat e konfirmoi zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Prokurorja ka qenë në Gjykatë dhe me të dalë nga vendi i punës është goditur nga një veturë teksa kalonte rrugën në vendkalim për këmbësor. Prokuroria dhe policia janë në koordinim të plotë për të arrestuar të dyshuarin”, tha Nikçi.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!