Spanjë: Tre persona vdesin gjatë garës me dema

Tre persona kanë vdekur, duke përfshirë një turist francez, në Spanjën lindore, pasi u goditën gjatë garës me dema.

Dy viktimat ishin të moshës 50 dhe 56 vjeç, pasi u goditën dhunshëm nga demat në periferi të Valencias, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa, shërbimet e urgjencës konfirmuan gjithashtu se një turist francez, rreth të 60-tave vdiq në spital, 10 ditë pasi u godit në një fshat pranë Alicante.

Vrapimet tradicionale të demave mbahen çdo verë në Spanjë ndërsa fshatrat festojnë shenjtorin e tyre mbrojtës.

Vrapimet më të famshme të demave zhvillohen si pjesë e festivalit San Fermin në Pamplona, ku qindra vrapues ndiqen nga gjashtë dema luftarakë në një garë 850 metrash nëpër rrugët me kalldrëm të qytetit.

Lajmet Spanjë: Tre persona vdesin gjatë garës me dema >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!